back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKomuna e Prishtinës me anketë online: Vendos vet, për qytetin tënd

Komuna e Prishtinës me anketë online: Vendos vet, për qytetin tënd

Të ngjajshme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke e përpiluar Planin për Lëvizshmëri të Qëndrueshme në Qytet (ang. SUMP). Ky plan nënkupton identifikimin e problemeve në trafik dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda qytetit, duke ndikuar kështu edhe në ruajtjen e ambientit.

Përmes këtij plani mundësohet mbulim i gjithë territorit të Komunës me transport publik, si dhe krijohet infrastrukturë e përshtatshme për zhvillim ekonomik.

“Që të kemi jetë më të shëndetshme, më të sigurt, me ajër më të pastër e me më pak zhurmë në trafik, ju lutemi përgjigjuni saktë në anketën online ose tek anketuesit që mund të vijnë në shtëpinë tuaj”, thuhet në thirrjen e Komunës së Prishtinës drejtuar qytetarëve.

Për më pak se 5 minuta, mund të ndikoni në planin afatgjatë të Komunës për lëvizshmëri të qëndrueshme brenda Prishtinës.

Komuna e Prishtinës me anketë: Vendos vet, për qytetin tënd

Anketa në internet:  https://www.surveymonkey.com/r/Pristina_Travel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz