back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna e Mitrovicës dhe "Qatar Qarity" nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Qarity” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Në një takim me përfituesit e shumtë të projekteve të ndryshme nga Komuna e Mitrovicës, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity” nga Katari, Halid El-Jafi’i, kanë vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin gjatë vitit 2016 dhe 2017. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, Bajram Kosumi, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu dhe mysafirë të tjerë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi që i uroj qëndrim të këndshëm në Mitrovicë përfaqësuesin e Organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i  dhe e falënderoi për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, tha se gjatë dy viteve të kaluara, në Mitrovicë janë realizuar projekte të shumta në sektorë të ndryshëm që kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së përfituesve të projekteve dhe zbutjen e problemit të papunësisë.

“Mitrovica ka pas nevojë për mbështetje të madhe nga investitorë dhe donatorë të huaj. Organizata “Qatar Charity” nga Katari, është njëra ndër organizatat e para që na ka ofruar bashkëpunim dhe na ka mbështetur me projekte konkrete në fusha e sektorë të ndryshëm.
Kemi pas një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm me këtë organizatë dhe unë e  falënderoj shumë përfaqësuesin e saj që është prezent këtu. Ne sot do të nënshkruajmë edhe një Marrëveshje tjetër për realizimin e të tjera projekteve që do të jenë tepër të mirëseardhura për qytetarët tanë dhe zbutjen e problemeve të tyre”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Përfaqësuesi i Organizatës “Qatar Charity”, Halid El-Jafi’i, tha se është i lumtur që gjendet në Mitrovicë në mesin e atyre që kanë përfituar projekte nga organizata që ai e përfaqëson dhe se i sjell përshëndetjet e drejtuesve të saj dhe popullit të Katarit për qytetarët e Mitrovicës dhe vendosmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Mitrovicën.

“Jemi të përkushtuar që të mbështesim njerëzit në nevojë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare me qëllim që të përmirësojmë gjendjen e tyre aty ku jetojnë. Kështu do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen Mitrovicën dhe qytetarët e saj”, tha El-Jafi’i.

Në takim folën edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, Bajram Kosumi dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nasuf Aliu, ndërsa prezantimin e projekteve e beri Jeton Bajrami.

Nga bashkëpunimi i suksesshëm i Komunës dhe i Organizatës “Qatar Charity”, gjatë vitit 2016 dhe 2017 në komunën e Mitrovicës janë realizuar projekte të ndryshme me vlerë prej 260.352 euro.

Si projekte më kapitale janë hapja e puseve për ujë të pijshëm në vlerë prej 64.200 euro, ndërtimi i katër shtëpive për të pastrehët në vlerë prej mbi 60.000 euro, shpërndarja e serrave për 54 përfitues në vlerë prej 53.000 euro etj.

Pasi nënshkruan Marrëveshjen e re për realizimin e 60 projekteve të tjera në vitin e ardhshëm, kryetari Bahtiri dhe z. El-Jafi’i, ndanë certifikata për përfituesit e projekteve dhe ndihma të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz