BallinaLajmeKomuna e Lipjanit sqaron kontratën për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale

Komuna e Lipjanit sqaron kontratën për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Komuna e Lipjanit ka dhënë sqarim mbi kontratën për ndërtimin e qendrës Multifunksionale në këtë qytet.

Komuna thotë se njoftimi është publikuar në platformën e-prokurimi dhe i gjithë procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore  përkatësisht sipas  Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për prokurim publik.

“Grup i Operatorëve Ekonomik HARST Group SH.P.K.; CONSTRUMAX SH.P.K. Suharekë- Kosovës  është i shpërblyer me kontratë”, thonë nga komuna e Lipjanit ku shtojnë se kishte ofertën me çminin më të lirë.

Tutje sqarohet se aktivitetet e tjera lidhur me kontratën në fjalë dhe projektin janë pezulluar në momentin kur një prej operatorëve ekonomik ka paraqitur ankesë.

“Në rastin kur AK Komuna e Lipjanit është njoftuar me ankesën e paraqitur pranë OSHP-së, AK ka pezulluar procedurën në fjalë deri në nxjerrjen e vendimit nga Paneli Shqyrtues nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Proceduralisht dhe ligjërisht në raste të tilla Autoritetet Kontraktuese kanë obligim të pezullojnë aktivitetin e tyre të prokurimit, deri sa te nxirret Raporti Ekspertit Shqyrtues dhe Vendimit nga Paneli Shqyrtues i OSHP-së, ndërsa vendimet e OSHP-së janë obligative për Autoritetet Kontraktuese”, sqaron komuna e Lipjanit, derisa bën të ditur se kontrata është lidhur me operatorin fillestar në momentin kur ka nxjerrë vendim OSHP-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz