BallinaLajmeKomuna e Gjilanit jep detaje: Vajza e infektuar me koronavirus e fshehu...

Komuna e Gjilanit jep detaje: Vajza e infektuar me koronavirus e fshehu se kishte qenë në Gjermani, disa familjarë nuk duan të testohen

Të ngjajshme

Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin

Amir Rrahmani duket se ka kaluar më shpejtë se...

Bajrami: Nëse vendi shkon në zgjedhje fajin qartazi e ka Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami,...

Drejtësia ende sfidë për viktimat e dhunës seksuale

Sfidë e veçantë mbetet çështja e viktimave të dhunës...

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka folur për gjendjen e dy personave nga kjo Komunë që u infektuan me koronavirus. Ai ka thënë se vajza që u prek nga pandemia nuk kishte treguar se udhëtoi për në Gjermani.

Në një lidhje direkte për RTV Dukagjini, ai ka thënë se vajza në fjalë vetëm kur shkoi në klinikë private, tregoi për udhëtimin e saj, e më pas u dërgua për në QKUK.

Duke folur për rastin nga Zhegra, nënkryetari i Gjilanit thotë se familjarët e tij ende nuk duan ta besojnë se ai mund të jetë i prekur me virusin COVID-19.

“Sipas familjarëve ai nuk ka mundur të infektohet pasi nuk ka pasur kontakte. Ata po deklarojnë se ‘nuk mund të dalin pozitiv”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deri tani në Kosovë 35 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, teksa Qeveria ka marrë masa për të parandaluar përhapjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz