back to top
Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeKomuna e Fushë Kosovës reagon pasi KRM “Pastrimi” i hodhi mbeturinat para...

Komuna e Fushë Kosovës reagon pasi KRM “Pastrimi” i hodhi mbeturinat para objektit të tyre

Të ngjajshme

Shtëpia e ndarë në dy fronte me debate, Miri i kthehet kundër Selin

Gjatë Prime-t të sotëm, ku u transmetua një klip...

Kurti: Ne mbijetuam me një zemër të madhe dhe të hapur

Në kuadër të aktiviteteve në shënim të 18-të vjetorit...

Vini Jr me një “golazo” ndaj Benficës

Real Madridi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Benficës. Është...

Komuna e Fushë Kosovës, ka reaguar pasi Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, i ka hedhur mbeturinat para objektit të kësaj Komune.

Ata kanë thënë se ky veprim përveç se i pahijshëm, është tregues i një mentaliteti që nuk e pranon humbjen dhe nuk dinë ta pranojnë realitetin, shkruan lajmi.net.

“Pas 25 viteve në drejtim të komunës, në vend të reflektimit, kemi të bëjmë me frustrim agresiv e vandal ndaj institucionit të Komunës. Për 25 vite komuna ishte nën drejtimin e së njëjtës parti, me premtime të mëdha për zhvillim, rend dhe shërbime moderne. Në ndërkohë për shumë vite mbeturinat u bënë simbol i përditshmërisë, keqmenaxhimit dhe hije e qeverisjes së keqe, e cila nuk u largua kurrë”, thuhet në reagim.

Për aktin e KRM “Pastrimit”, Komuna e Fushë Kosovës ka thënë se nuk është akt proteste, por mendësi e një kaste të korruptuar politike, që sipas tyre për vite të tëra ka prodhuar më shumë bërllog institucional sesa zgjidhje reale të problemeve.

“Me këtë akt do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë dhe autorët të mbanin përgjegjësi para ligjit. Humbja e zgjedhjeve është pjesë e demokracisë, prandaj merreni shtruar, sepse mënyra si e përballoni atë flet shumë për nivelin e kulturës politike. Pas 25 vitesh në pushtet, më e ndershme do të ishte një kërkimfalje dhe reflektim e jo një kamion me mbeturina si mesazh politik”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz