back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKomuna e Fushë Kosovës anulon ceremoninë “Sportisti i Vitit”, drejtori ankohet se...

Komuna e Fushë Kosovës anulon ceremoninë “Sportisti i Vitit”, drejtori ankohet se s’ka financa – fajin ia lë qëverisjes së kaluar

Të ngjajshme

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga...

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...
- Advertisement -

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij viti nuk do të mund të organizohet ceremonia tradicionale “Sportisti i Vitit”.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila thekson se vendimi është marrë me vështirësi, duke pasur parasysh rëndësinë që kjo ceremoni ka për vlerësimin dhe motivimin e sportistëve lokalë, raporton lajmi.net

- Advertisement -

Sipas njoftimit, arsyeja kryesore e anulimit është mungesa e mjeteve financiare. Bëhet e ditur se buxheti komunal është shpenzuar plotësisht nga qeverisja e kaluar, çka ka pamundësuar realizimin e këtij aktiviteti për këtë vit.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka shprehur keqardhje për këtë situatë, duke kërkuar ndjesë nga sportistët, trajnerët dhe dashamirët e sportit. Megjithatë, theksohet se respekti dhe vlerësimi për sportin në Komunën e Fushë Kosovës mbeten të pandryshuara.

Nga komuna është bërë e ditur se ceremonia “Sportisti i Vitit” do të rikthehet vitin e ardhshëm dhe do të organizohet në mënyrë dinjitoze, ashtu siç e meritojnë sportistët e kësaj komune./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz