Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit sot kishte paraparë të rrënoj mbindërtimin e një objekti i cili ende është në ndërtim e sipër, mirëpo një gjë të tillë nuk arriti ta realizoj pasi që kompania kontraktuese e komunës nuk iu përgjigj ftesës.
Drejtoresha e Inspekciont në Komunën e Drenasit, Aurora Berisha në një prononcim për kallxo.com është shprehur se kompania kontraktuese për rrënim nuk e përfilli urdhrin e komunës dhe për këtë gjë edhe ka marrë vërejtje me shkrim, ndërsa bëri të ditur se mbindërtimi i cili nuk është paraparë në leje ka filluar të rrënohet nga vet kompania Al Trade.
Menaxheri i shitjes në Al Trade në një prononcim është shprehur se nuk kanë dashur të bëjnë kat te ri por disa “shtesa të vogla”, duke shtuar se nesër do t’i rrënojnë shtyllat e vendosura.