back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit propozon 229,200 euro për parandalimin e Covid-19

Komuna e Drenasit propozon 229,200 euro për parandalimin e Covid-19

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Komuna e Drenasit ka bërë thirrje për mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunal, për të propozuar 229,200 euro për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas njoftimit nga ana e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, se kjo e fundit vendimet e Kuvendeve të Komunave mund t’i bëjë vlerësimin e ligjshmërisë të cilat ndërlidhen me aspektet financiare, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19, i ka propozuar Kuvendit mbajtjen e mbledhjes urgjente, njofton Klan Kosova.

Më këtë rast, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, thërret mbledhje urgjente të Kuvendit të Komunës për datën 25.03.2020 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, vend ky i cili i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjen së urgjente të kërkuara edhe nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike për mbajtjen e distancës.

Mbledhja do të këtë për rend dite:

”Propozim vendim për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz