back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit organizon tubim publik me qytetarët

Komuna e Drenasit organizon tubim publik me qytetarët

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Komuna e Drenasit më datën 30.08.2016, organizon takimin me publikun për dëgjimin buxhetor 2017-2019 në ndërtesën e vjetër të Komunës, kati i dytë ( Salla e Kuvendit Komunal) prej orës 10:00.

Komuna e Drenasit, fton qytetarët për dëgjim publik lidhur me planifikimin e buxhetit 2017-2019.
Qytetarët e Komunës së Drenasit me datën 30.08.2016 kanë rastin që të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Komuna, për t’u informuar lidhur me projektet dhe programet e drejtorive – zyrave komunale si kërkesa fillestare të paraqitura për strategjinë fiskale 2017-2019. Qytetarët e Komunës së Drenasit kanë mundësinë e ndikimit në plotësimin dhe ndryshimin e prioritetit të Komunës.
Komuna e Drenasit më datën 30.08.2016, do ta organizoi takimin me publikun në ndërtesën komunale, kati i dytë ( Salla e Kuvendit Komunal) prej orës 10:00.

Dëgjimi i parë publik do t’i ofroi një mundësi qytetarëve për të dëgjuar prioritetet komunale për vitet 2017-2019, së bashku me Kryetarin e Komunës, Bordin e Drejtorëve dhe Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa dhe për t’i dhënë sugjerimet e duhura. Në këtë fazë të procesit të planifikimit buxhetor për vitet 2017-2019, me organizimin e dëgjimit publik. Komuna e Drenasit ka për qëllim të ftoi qytetarët në përcaktimin e prioriteteve të Komunës si dhe në krijimin e planeve për përmbushjen e tyre.

Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces do të ketë vlerë të madhe, pasi që do të na mundësoi që më mirë t’i kuptojmë dhe shërbejmë nevojave të qytetarëve. Komuna e Drenasit, ka për qëllim që të bëhet institucion për qeverisje lokale që do të ofroi shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e saj. Nëpërmjet këtyre dëgjimeve të ardhshme publike, ne duam t’i motivojmë qytetarët tanë për t’u angazhuar më shumë në punën e Komunës sonë dhe t’i ndihmojmë drejtoritë – zyrat tona në formulimin e qartë të planeve të tyre.

Ftojmë qytetarët që të vijnë në dëgjimin publik pasi që ne duam që t’i dëgjojmë brengat e tyre dhe duam që të shohim sa më shumë qytetarë në dëgjimin e parë publik që do të mbahet me 30.08.2016, në ora 10:00 në ndërtesën e vjetër të Komunës, thuhet në një njoftim të Komunës së Drenasit të cilin e transmeton Drenica Press.info

Të Fundit

Sport

ShowBiz