Komuna e Drenasit në aksion, asgjëson artikuj ushqimorë me afat të skaduar
BILLI

Lexo edheMehani i KV Drenasit pati të drejtë: Ministria e Sportit ‘rrëzon’ kryetarin e FVK-së, Abedin Ibrahimin

Komuna e Drenasit nëpërmjet Drejtorisë për Inspeksion konform Ligjit për mbrojtje të Konsumatorit ka intensifikuar inspektimin e afatit të produkteve ushqimore për shkak të festave të fundëvitit.
Me ç’rast është bërë kontrollë sanitare rreth artikujve ushqimorë në të gjitha lokalet afariste ushqimore-sidomos Marketet në Komunen e Drenasit dhe në këtë rast është bërë edhe largimi dhe asgjësimi i artikujve ushqimorë me afat të skaduar si dhe mbyllja e përkohshme e një marketi.
Ndërkaq gjatë këtyre inspektimeve shuma e artikujve të asgjësuar është në vlerë prej 205,60 €.

Lexo edheMehani i KV Drenasit pati të drejtë: Ministria e Sportit ‘rrëzon’ kryetarin e FVK-së, Abedin Ibrahimin
Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimorë do të merren masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22 .