back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit ka një kërkesë për Klubet Sportive të qytetit

Komuna e Drenasit ka një kërkesë për Klubet Sportive të qytetit

Të ngjajshme

Komuna e Drenasit edhe këtë vit do të bëj përzgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2017. Në mënyrë që përzgjedhja të jetë sa më reale, Komuna e Drenasit ka kërkuar nga Klubet Sportive në Drenas t’i dërgojnë propozimet e tyre.

Në informimin e Komunës thuhet:

INFORMIM PËR ZGJEDHJEN E SPORTISTIT TË VITIT 2017

Ju njoftojmë se Komuna e Drenasit, gjegjësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Sektori i sportit, edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e sportistëve të dalluar për vitin 2017, ndaj kërkojmë nga Klubet Sportive në Drenas, të na i dërgojnë propozimet për;

– sportistin,
– trajnerin,
– gjyqtarin
– pedagogun
– punëtorin sportiv dhe
– shpresën e vitit

Propozimi për zgjedhjen e sportistëve më të mirë duhet të bëhet ekskluzivisht nëpërmjet klubeve sportive. Gjatë propozimit për laureatë, në mënyrë të qartë duhet të përshkruhet aktiviteti i secilit sportist dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2017.

Ju lutem që propozimet t’i dorëzoni në Sektorin e Sportit deri më 05.12.2017. Ndërsa Komuna do të ju njoftoj me kohë për datën dhe vendin e mbajtjes per zgjedhjen e sportistit të vitit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz