back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Drenasit ka këtë njoftim për gjendjen e rrugëve

Komuna e Drenasit ka këtë njoftim për gjendjen e rrugëve

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton të gjithë qytetarët e saj se ka të kontraktuar dy Operator Ekonomik për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe ka caktuar edhe organin mbikëqyrës për secilin operator. Të gjitha rrugët tani në territorin e Komunës së Drenasit janë të kalueshme.

Gjatë natës së diel dhe të hënë, ka pasur reshje të borës të cilat edhe kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, mirëpo kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë vazhdimisht në terren duke hapur rrugët, dhe se të gjitha rrugët në Komunën e Drenasit janë të kalueshme. Ndonëse këto ditë të ftohta, është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve, megjithatë operatorët ekonomik janë terë kohën në terren për të bërë rrugët e kalueshme.

Në loton e parë operatori ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari që mund ta kontaktoni ne këtë numër për kërkesat emergjente, 044 426 710.

Në loton e dytë është operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk) Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani me këtë numër të telefonit 044 303 699.

Komuna e Drenasit fton, njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me operatorët ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone.

Të Fundit

Sport

ShowBiz