back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKomuna e Drenasit jep informacione se çfarë u diskutua në takimin e...

Komuna e Drenasit jep informacione se çfarë u diskutua në takimin e sotëm me ministrin Vitia

Të ngjajshme

Hoti: Serbia po vazhdon të kriminalizojë e politizojë çështjen e personave të zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin...

Hamiti: Perspektiva e Kosovës me Albin Kurtin në detyrë është e zymtë

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar...

Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë filma të huaj, zbulon OKB

Qeveria e Koresë së Veriut po zbaton gjithnjë e...

Haradinaj takohet me Rodgers, i flet për bllokadën institucionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin...

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se kryetari i saj, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Sipas kësaj komune, në takim është bërë e ditur se me vaksinat e ardhura dje në Kosovë nga COVAX, do të vaksinohen 13 mijë punëtorë shëndetësorë, dhe pjesa tjetër e tyre do të përdoret për vaksinimin e personave mbi moshën 80 vjeçare.

Në takim kryetari Lladrovci, adresoi shqetësimet me të cilat po përballet Komuna e Drenasit si mungesa e stafit shëndetësor dhe mungesa e furnizimeve për Qendrat e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i informoi kryetarët e komunave për shpërndarjen e vaksinave të përfituara nga mekanizmi Covax.

Sipas ministrit Vitia me sasinë e pranuar pritet që të vaksinohet stafi shëndetësor, 13,000 veta dhe sasia tjetër do të përdorët për vaksinimin e personave mbi moshën 80 vjeçare.

Në takim kryetari Lladrovci, adresoi shqetësimet me të cilat po përballet Komuna e Drenasit si mungesa e stafit shëndetësor dhe mungesa e furnizimeve për Qendrat e Mjekësisë Familjare në Drenas.

Ministri Vitia, tha se do të shqyrtojë mundësinë e plotësimit të mungesës së stafit nga niveli qendror, ndërsa sa i përket furnizimeve siç duket gjendja do të vazhdojë të mbetet e tillë me tendenca të përkeqësimit.

Për vaksinat e premtuara nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministri Vitia tha se po shqyrtohet mundësia që këto vaksina të ri destinohen për mësimdhënësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz