BallinaKomuna e Drenasit dhe NewCo Ferronikeli: Mbështetja për KF Ferronikelin do të...

Komuna e Drenasit dhe NewCo Ferronikeli: Mbështetja për KF Ferronikelin do të jetë edhe më e madhe

Bëhet e ditur se sot në ambientet e Komunës së Drenasit është zhvilluar një takim në mes të përfaqësueseve të KF Ferronikelit, Komunës së Drenasit dhe NewCo Ferronikeli

Presidenti i KF Ferronikelit, Ekrem Elshani, i shoqëruar edhe nga anëtar të tjerë të klubit, zhvilloj një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunë e Drenasit, Agron Dubovci, si dhe me zëvendës drejtorin e NewCo Ferronikeli.

Ky takim është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e KF Ferronikeli ku thuhet se  “Presidenti Elshani dhuroj mirënjohje për zyrtaret e Komunës dhe të Fabrikës Ferronikli për mbështetjen e dhënë klubit Feronikeli në këtë vit.
Nga ana tjetër zyrtaret e Komunës dhe ata të Fabrikës Ferronikeli uruan përfaqësuesit e klubit Feronikli për titullin Kampion dhe premtuan se mbështetja nga ana e Komunës dhe Fabrikës Ferronikeli për klubin Feronikeli në sezonen e re to të jetë ma e madhe.”

- Advertisement -