BallinaLajmeKompromiset e Kurtit, Tahiri: Serbia doli fituese, retorikë kundër dialogut e në...

Kompromiset e Kurtit, Tahiri: Serbia doli fituese, retorikë kundër dialogut e në fund koncesione në shpinë të Kosovës

Të ngjajshme

Guterres: Rrugët diplomatike janë të hapura për të ndaluar luftën në Liban

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha gjatë...

Klea Huta dhe Elgit Doda finalizojnë ndarjen e tyre?

Thashethemet për një krisje në marrëdhënien mes Klea Huta...

Mbyllet rruga në Jarinjë, serbët në protestë

Qarkullimi për vetura është mbyllur në pikëkalimin kufitar  në...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët do të preknin komunitetin serb në vend.

Tahiri, në reagimin e tij ka thënë se vendimi i Kurtit duhet parë nga dy pyetje: A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë?; 2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?

‘‘Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin’’, ka shkruar ai ndër tjerash, përcjell Express.

Postimi:

Vendimi i sotëm i kryeministrit duhet parë nga dy pyetje kryesore:

1. A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë?

2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?

Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin.

Modeli po përsëritet: fillimisht retorikë e ashpër kundër dialogut, pastaj kritika nga partnerët ndërkombëtarë, dhe në fund koncesione në rënie të lirë në shpinë të Kosovës.

Në fund: Kurti i kënaqur, BE-ja e kënaqur, Serbia përfiton, e Kosova kërkah!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz