Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me situatën politike, duke thënë se, janë në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit.
Bahtiri, në postimin e tij, ka shtuar edhe se VV’ja është në pritje, siç ka thënë ai, që të ‘’zbulohet se i kujt është ky skenar për ta bllokuar shtetin’’, përcjell Express.
‘’ Çdo gjë do të dalë në dritë, sepse askush nuk e ka të drejtën që për shkak të mospërmbushjes se ambicieve të saj, të fut padrejtësisht në krizë një shtet të tërë’’, ka shkruar Bahtiri.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Në pamundësi që t’iu përgjigjem të gjithëve me radhë, për paqartësitë që janë krijuar dua të ju njoftoj të gjithëve se jemi në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me aktet e fundit antikushtetuese që i kemi dërguar për shqyrtim.
Po presim të zbulohet se i kujt është ky skenar për ta bllokuar shtetin dhe nga e kanë burimin gjithë ato lojëra që bëhën në emër të shtetit për ta ri-fituar pushtetin sepse për dikë pushteti qenka më me vlerë sesa shteti.
Çdo gjë do të dalë në dritë, sepse askush nuk e ka të drejtën që për shkak të mospërmbushjes se ambicieve të saj, të fut padrejtësisht në krizë një shtet të tërë.
AB