back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaTeknologjiKompleksi më i madh në botë me Panele Solare

Kompleksi më i madh në botë me Panele Solare

Të ngjajshme

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...

Publikohet dueti i shumëpritur i Dafina Zeqirit me Marinin

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre...

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme pas një pune intensive hetimore...

Shell Kosova shpall fituesin e shpërblimit kryesor BMW X3

Shell Kosova ka përmbyllur me sukses lojën e saj...
- Advertisement -

Kompleksi solar “Crescent Dunes” me kapacitet 110 MË energji

- Advertisement -

Crescent Dunes e punuar nga kompania e themeluar në Kaliforni SolarReserve sapo ka lansuar planet për t’a zgjeruar kompleksin masiv të energjisë solare në Nevada në mënyrë që t’i furnizojë me energji të ripërtrishme një milion shtëpi amerikane.

Kompleksi solar “Crescent Dunes” me kapacitet 110 MW energji është i pari i llojit të tij në tokën Amerikane, mirëpo planifikohet të ndërtohen edhe 10 tjerë të tillë në çdo shkretëtirë të prekshme nga Dielli. Projekti do të kushtojë biliona dollarë dhe do të merrë shumë vite deri në përfundim, mirëpo në fund do të furnizojë më shumë shtëpi se sa diga “Hoover Dam” , si dhe pa emitimet e dëmshme.

Planet e SolarReserve mund të duken shumë ambicioze, mirëpo ata e kanë treguar potencialin e tyre me kompleksin solar “Crescent Dunes” afër Tonopah.  Impianti prej 110 MW gjeneron mjaftueshëm energji që ti furnizon me energji të pastër 75000 shtëpi në vit. Duke përdorur teknologjinë e kripës së shkrirë energjia diellore shërben për ta ngrohur kripën, e cila më pas shërben për ta vluar ujin dhe të vë në lëvizje turbinat të cilat furnizojnë gjeneratorët dhe e tëra kjo pa asnjë mbështetje nga produktet e naftës dhe pa emitime të dëmshme.

Projekti 5 bilion dollarësh, Sandstone, do të prodhonte rreth 1500 – 2000 MW të energjisë së ripërtrishme, apo si ekuivalente e 1 milion shtëpive pasi të arrin kapacitetin e tërësishëm.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz