Solidarizimi i kosovarëve për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon.
Qindra kosovarë tashmë gjenden në Shqipëri duke i ndihmuar të prekurit, por ka edhe të atillë që kanë lëshuar shtëpitë e hotelet për të ndihmuar si dhe kanë dhënë para për ushqim veshmbathje e ilaçe.
Një gjest të tillë për tu vlerësuar e ka bërë edhe një ANISA SHPK nga Kllodernica e Skenderajt.
Kjo kompani e cila merret me prodhimin e petëve për pite dhe bakllava, ka shprehur gatishmërinë që të strehoj katër familje nga Shqipëria.
Këta janë edhe dy numrat e telefonit që kjo kompania ka lënë në dispozicion…
049330143 dhe 043945967