back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKompania nga Mitrovica eksporton prodhimet e veta edhe në Evropë

Kompania nga Mitrovica eksporton prodhimet e veta edhe në Evropë

Të ngjajshme

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtorët Jeton Ujkani e Nasuf Aliu, ka vizituar Kompaninë “Loni Dekor”, që merret me prodhimin e mobileve e që gjendet në Frashër

Pronari i kompanisë, Fidan Hyseni, gjatë vizitës të hapësirave prodhuese të drejtuesve të komunës, i njoftoi ata me kushtet në të cilat punon kompania dhe gamën e gjerë të prodhimeve.
Ai tha se punën e ka filluar në vitin 2008, me pak makina e pak punëtorë, për tu zgjeruar në vazhdim  duke investuar deri tash rreth dy milionë euro në ndërtimin e objektit prodhues dhe sigurimin e teknologjisë bashkëkohore.
“Aktualisht kem në marrëdhënie të rregullt punë rreth 50 punëtorë, të cilët punojnë në kushte të mira në objektin e ndërtuar me një hapësirë prej 4.000 metra katrorë. Punët po shkojnë relativisht mirë. Falë përpikërisë në respektimin e kontratave dhe cilësisë së lartë të prodhimeve, kemi arrit të depërtojmë në tregun e Gjemanisë, Zvicrës e gjetiu”, tha ai.
Pronari Hyseni, shtoi tutje, se rezultatet afariste të kompanisë do të sisin shumë më të mira, po të mos kishte problem me rrymë, e cila mungonte dhe gjatë vizitës së drejtuesve komunalë dhe sikur shtetit të mos i favorizonte kompanitë e huaja, të cilat fusin në vendin tonë prodhime të gatshme pa doganë, ndërkohë që këta paguajnë doganë për repromaterial.
Po ashtu, pronari Hyseni bëri të ditur se prodhimet e kompanisë së tij kanë garanci për pesë vjet. “Gjatë periodës pesëvjeçare, të gjitha defektet eventuale në prodhimet tonë, që nuk janë dëme të shkaktuara nga blerësit, korrigjohen pa asnjë kompensim”, tha ai.
Kryetari Bahtiri, pas vizitës së hapësirave prodhuese dhe shikimit të prodhimeve, tha se është i entuziazmuar me atë që pa në këtë kompani.

“Unë ju përgëzoj për punën që po bëni dhe për prodhimet cilësore, me ët cilat keni arritur të depërtoni në tregun evropian. Ky është një shembull jashtëzakonisht i mirë se si duhet të punohet dhe të zgjerohet gama e prodhimeve. Shteti duhet të stimuloj kompanitë e këtilla patjetër. Unë ju garantoj se do ta keni mbështetjen e komunës sa herë që ajo ju duhet”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
unnamed-(4).jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz