Mërgimtarët e shumtë shqiptarë që emigruan për shkaqe të ndryshme nga Kosova në Gjermani, me shumë sakrifica dhe vështirësi për vite të tëra, ia arritën me sukses që të integrohen në shoqërinë gjermane. Ishte një rrugë jo e lehtë. Këtu duhet shtuar edhe përkushtimi i vazhdueshëm i shumë bashkëatdhetarëve tanë për tu integruar në strukturën, me disiplinë dhe korrektesë jo vetëm me rregullat dhe ligjet, por edhe me sistemin e punës në Gjermani.
Një shembull i mirë që me sukses ia arriti që të realizojë ambiciet në afarizëm në shtetin gjerman, janë tre vëllezërit Duraku nga Stanovci i komunës së Vushtrrisë. Ata sot me Kompaninë e tyre me sukses ia kanë arritur që së bashku me njëzetë puntorët të cilët punojnë me zell në këtë ndërmarrje, të realizojnë me korrektesë dhe profesionalizëm të lartë projekte dhe kontrata të shumta pune.
Kudo që janë mërgimtarët tanë, me realizimet dhe sukseset e tyre në janë një kënaqësi e veçantë e që na bëjnë të ndjehemi edhe më krenarë, për sukseset e tyre nëpër vendet e ndryshme anëembanë botës, kudo që ata jetojnë dhe veprojnë.
Vizita e z. Fatbardh Blenishta, koordinator i “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” në Gjermani, së bashku me stafin e tij, ishte një hap i mirë që dëshmon seriozitetin dhe vëmëndjen për zhvillimin e mëtejshëmm të bizneseve Shqiptare në Gjermani. Një ndër to u realizua me 08. 09. 2019, tek Kompania “Duraku”, ku përveçse u informua për rezultatet dhe arritjet e kompanisë “Duraku” nga njëri prej vëllezërve z Sadik Duraku, i cili njëkohësisht është edhe drejtor i kompanisë bisedoi përzëmërsisht për të ardhmen dhe progresin e saj.















