back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKompania e eliminuar e fiton tenderin në KEK, për rastin ishte njoftuar...

Kompania e eliminuar e fiton tenderin në KEK, për rastin ishte njoftuar edhe Kurti

Të ngjajshme

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

Prokurimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) më datë 4 shtator 2025 ka shpallur fituese kompaninë GRAMI sh.p.k. në një procedurë të negociuar për furnizim me Gëlqere të Hidratizuar, në vlerë prej 141 mijë euro (me TVSH).

Kontrata është dhënë pavarësisht se, në një procedurë të rregullt të zhvilluar më herët, e njëjta kompani ishte eliminuar për të njëjtin furnizim për shkak të prejardhjes së ndaluar të materialit nga Serbia, si dhe për shkelje të standardeve teknike.

Kërkesa e KEK-ut për këtë furnizim, dyshohet se procedurat tenderuese i ka zhvilluar me shumë parregullsi. Duke shpallur tender me negocim pa publikim të tenderit e po ashtu duke pasur edhe kontratë aktive për të njejtin shërbim.

Madje për këto parrëgullsi tashmë janë njoftuar gjithë akterët e shtetit, duke përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Kompania “CONEX L.L.C”, e cila kishte kontratë aktive për furnizim për këto parregullsi i ka dërguar ankesën edhe kryeministrit.
Në shkresën të cilën e ka siguruar Indeksonline thuhet:

Në bazë të informatave të siguruara lidhur me furnizimet me gëlqere të hidratuar, është thirrur kompania Grami Shpk në një procedurë emergjente, duke anashkaluar kompaninë tonë, e cila ka kontratë aktive kornizë për furnizime të ngjashme deri në vitin 2028.

Lidhur me këtë tender nga zyra e informimit të KEK përkundër insistimit nuk kemi marrë përgjigje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz