back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKomoran, Lladrovci me kazëm inspekton punimet në rrugë

Komoran, Lladrovci me kazëm inspekton punimet në rrugë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Urbanizmit dhe organin mbikqyrës të punimeve, kanë imspektuar rrugën e Komoranit, afër postes ku është duke u larguar zhavori pas ndërprerjes së punimeve, pasi qe punëkryresi nuk ishte duke kryer punimet sipas kontratës.

Gjatë këtyre inspektimeve, kryetari Lladrovci, me një mjet pune, ka bërë germimin e zhavorit për të marrë mostrat se zhavori nuk është shtruar sipas kontratës. Lladrovci ka theksuar se për kryerjen e punëve ne terren për realizimin e projekteve të parapara, do të jetë i pakompromisë me operatorët ekonomik, që nëse nuk i kryejn punimet sipas paramasave dhe kontratave do ju ndërpriten punimet.

“Në Komunën e Drenasit nuk do të lejojë asnjë punim jashtë paramasave dhe jashtë standardeve të nënshkruara në kontratë. Mua nuk me interesojnë çmimet se sa kushton një projekt, mua me intereson cilësia e punimeve që i ka të parapara me kontratë. Kërkojë bashkëpunimin e secilit qytetarë të Komunës së Drenasit që të na e lehtësojnë punet ne realizimin e projekteve, ne do i përjcjellim secilit qytetarë që kërkon paramasat dhe parallogari, pasi që me takspapaguesit e tyre edhe kryhen këto investime”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz