back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeKomisioni për Arsim miraton Projektligjin për Qasje në Arsimin e Lartë në...

Komisioni për Arsim miraton Projektligjin për Qasje në Arsimin e Lartë në Ballkanin Perëndimor

Të ngjajshme

Në prani edhe të ministrit të Arsimit, Hajrulla Çeku, Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor.

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci përmendi dobitë e projektligjit.

 “Natyrisht është një marrëveshje shumë e rëndësishme që i shtohet listës së shumë marrëveshjeve të tjera. Me besimin dhe shpresën që sa më parë të ratifikohet edhe në Kuvend, për shkak se kjo është një lehtësi për të gjithë studentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, që të regjistrohen në kushte të barabarta me shtetasit e vendeve ku do të bëjnë studimet. Siç besoj jeni në njohuri, ne edhe aktualisht kemi marrëveshje bilaterale me Shqipërinë, por jo vetëm, për kuotat e rezervuara dhe mundësitë e regjistrimit të studentëve. Sa i përket institucioneve të arsimit të lartë jopublik, do të thotë edhe aty nuk është e kufizuar, por është në diskrecion të institucioneve që të pranojnë studentë të vendeve të tjera. Dhe aktualisht që flasim, ne kemi studentë nga Kosova që vijojnë studimet në universitetet e ndryshme në Shqipëri, Maqedoni të Veriut e të tjerë, dhe anasjelltas, studentë nga këto shtete që vijojnë studimet në institucionet jopublike të arsimit të lartë në kolegjet tona, pra nuk është e ndaluar”, tha Nagavci.

Ndërsa anëtari i Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj tha se e mbështet këtë Projektligj.

“Mbështetje plotë për këtë projektligj dhe shpresoj se do ta ratifikojmë në Kuvend sa më shpejt. Kam dy-tri çështje që dua t’i ngre, edhe ju në fjalën tuaj e thatë që vlen më shumë për institucionet e arsimit të lartë që janë institucione publike dhe private jo-publike në këtë rast. Edhe këto që vijnë prej procesit të Berlinit, sidomos janë institucionet të akredituara, për mendimin tim disa prej tyre, sidomos në fusha të caktuara që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe që kanë të bëjnë me drejtimet të cilat janë më shumë të aplikuara sesa këto në përdorim të një ekonomie të llojit të tregut. Një ndryshim ndoshta mobiliteti edhe më i vërtetë, por nëse kështu ka qenë menduar kjo është më se e saktë dhe mos dashur të mbetemi pak problematike se nëse institucionet e arsimit të lartë kanë status publik dhe jo-publik, të dyja palët janë të akredituara me kushte dhe standarde të njëjta dhe në një vend demokratik këto institucione janë pjesë e frymës dhe vlerave të tregut, të duhej të ishin edhe jo-publike. Sa do të ishte mundësia për një vendim të tillë, a mund të zgjerohet? Dhe së dyti, që ndoshta e tejkalon natyrën e kësaj marrëveshje, a mund ne ta përdorim një projektligj të tillë, një marrëveshje të këtij niveli rajonal që të mund të kemi edhe studentë të cilët janë studentë të huaj jashtë Ballkanit Perëndimor? A mund të jetë kjo platformë që ne të mund të kemi një mobilitet akademik për studentë të cilët vijnë në një vend i cili është në një fazë të caktuar të integrimit në Bashkimin Evropian dhe mund të jenë pak më atraktiv sesa vetë vendet e BE-së”, tha Hoxhaj.

Ndërkaq në kuadër të kësaj mbledhje është miratuar procesverbali i  mbledhjes së mbajtur më 24.02.2026.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz