BallinaTeknologjiKomisioni Evropian cakton ekspertë teknologjik për të monitoruar aktivitetin e Google

Komisioni Evropian cakton ekspertë teknologjik për të monitoruar aktivitetin e Google

Të ngjajshme

Abdixhiku uron besimtarët katolikë për Pashkët: Frymëzim për solidaritet dhe bashkim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Conte mund të rikthehet në stol te Italia

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte po tundohet...

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Bashkimi Evropian do të krijojë një ekip ekspertësh të cilët do të sigurohen se Google nuk do të vijojë me abuzimin e pozitave dominuese në treg pas gjobës rekord dhënë javën e kaluar.

Komisioni Evropian gjobiti gjigandin e internetit me 2.4 miliard Euro, një shifër rekord për kompaninë dhe Komisionin. Së bashku me gjobën Komisioni dha afat 90 ditë për ndërprerjen e praktikave anti kompetitive.

Tashmë unioni do të shpenzojë 10 milion dollar për të ndërtuar një ekip ekspertësh dhe këshilltarësh në teknologji të cilët do të ndjekin nga afër praktikat e Google me kërkesën e Komisionit Evropian.

Për 5 vitet e ardhshme algoritmi i rezultateve të kërkimit të Google do të monitorohet me intensitet nga autoritetet Evropiane.

Nëse Google nuk i bindet urdhrave të Komisionit rrezikon një tjetër gjobë prej 4 miliard dollarësh, plot 5% të të ardhurave vjetore të kompanisë.

Të Marten e kaluar Google u godit nga gjoba më e madhe dhënë ndonjëherë nga Komisioni Evropian pas një hetimi të gjatë 7 vjeçar. /PCWorld Albanian

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz