back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeKomisioni dyshohet se u dorëzoi deputetëve harta ta falsifikuara! Sot, gjithçka kthehet...

Komisioni dyshohet se u dorëzoi deputetëve harta ta falsifikuara! Sot, gjithçka kthehet në pikën zero?!

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Vetëm pas presionit të Gazetës Blic dhe deklaratave të deputetit të PDK-së, Shaip Muja, Komisioni Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, i kryesuar nga Murat Meha u ka dorëzuar deputetëve të komisionit për Integrime materialin, mbi bazën e të cilit është shënjuar kufiri me Malin e Zi.

Merret vesh se sot deputetëve që janë anëtarë të Komisionit për Integrimeve Evropiane, u ka arritur materiali nga ky komision.

Marrjen e materialit e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe deputeti Shaip Muja.

“Po, sot i kemi marrë materialet”, ka thënë ai, duke mos dhënë më shumë komente.

Materialet dorëzohen pak orë para se të filloj mbledhja e komisionit

Në anën tjetër, një deputet tjetër i ka thënë Gazetës Blic se është e pakuptimtë që vetëm pak orë para se të filloj mbledhjen Komisioni për Integrimeve, ku është paraparë që ta raportoj Murat Meha, t’i dorëzohet materiali deputetëve.

“Si ka mundësi që një deputet të analizoj tërë materialet pak orë para se të filloj mbledhja e Komisionit”, tha ky deputet në kushte anonimiteti.

Në anën tjetër, Gazeta Blic nga burime tjera ka marrë vesh se një pjesë e deputetëve kanë filluar që të dyshojnë në hartat që i ka dorëzuar Komisioni Shtetëror për Demarkacionin.

“Po dyshojmë që disa harta janë të falsifikuara. Edhe nëse nuk jeni profesionist i fushës, mund t’i vëreni që hartat nuk janë shumë në rregull. Thjesht, po dyshojmë se janë të falsifikuara”, tha ky burim.

Gazeta Blic e ka siguruar një hartë të tillë, e cila edhe u është dërguar deputetëve gjatë ditës së sotme.

Gjithçka mund të kthehet në pikën zero

Ndonëse sipas burimeve të Gazetës Blic, raportimi i Murat Mehës në Komisionin për Integrime Evropiane është në kundërshtim me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, të qershorit të vitit 2015, ai sot nga ora 13:00 do të përballet me deputetët.

Kryetarja e Komisionit për Integrime, Njomza Emini e pyetur se a është bërë shkelje e Rezolutës së Kuvendit, sipas së cilës komisioni Shtetëror për Demarkacion duhet ët raportoj te Komisioni Parlamentar për Planifikim Hapësinor, si komision funksional, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtë “nuk kam qenë në mbledhje kur është vendos që Murat Meha të raportoj në komisionin që unë e drejtoj”.

- Advertisement -

Të Fundit