Kombinimi i përsosur për përqendrim të lartë: Çokollatë e zezë me çaj të gjelbër

Keni nevojë të kthjelleni pasdite? Atëherë qëndroni larg kafesë!
Çokollata e zezë dhe çaji i gjelbër mund të jeni kombinimi më i mirë për përmirësimin e niveleve të energjisë, tregon një studim i ri.
Në studimin shkencor të sponsorizuar nga kompania Hershey, hulumtuesit e Universitetit të Arizonës kanë testuar reagimet mendore të pjesëmarrësve që kanë ngrënë çokollatë me nivele të ndryshme të përmbajtjes së kakaos.

Lexo edheQumështi mund t’ju vrasë! Ja sasia që duhet konsumuar
Pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë 60pc kakao – e cila konsiderohet niveli minimum i përmbajtjes së kakaos për t’u njohur si çokollatë e zezë – ishin më të vëmendshëm, megjithatë shtypja e tyre e gjakut ishte rritur.
Sidoqoftë, hulumtimi ka zbuluar se ata që konsumojnë çokollatë të zezë me amino acidin L-theanine – relaksues i cili gjendet në çajin e gjelbër, kanë përjetuar një rënie imediate në shtypjen e gjakut.
Studimi, i cili është publikuar në revistën NeuroRegulation, pohon të jetë i pari i llojit të vet që i ekzaminon efektet e çokollatës në karakteristikat e vëmendjes së trurit.














