back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKomandanti i KFOR-it pret zyrtarin e lartë amerikan në Prishtinë, ka porosi...

Komandanti i KFOR-it pret zyrtarin e lartë amerikan në Prishtinë, ka porosi edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Thomas Partey rikthehet në La Liga, arrin marrëveshje me skuadrën e njohur

Mesfushori ganez, Thomas Partey duket se ka gjetur klubin...

Katër yjet që Chelsea i ka vendosur në shitje

Chelsea po kalon një periudhë me mbingarkesë të dukshme...

Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë

“Ne jemi qenie sociale dhe kemi nevojë për socializim”. Psikologia...

Lamtumirë mes lotëve, Son luan minutat e fundit me Spurs

Ndeshja e sotme e Tottenhamit ndaj Newcastle United ka...

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën europiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

KFOR në njoftimin tha se takimi mes tyre shërbeu edhe si “një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit”.

Ndërkaq, KFOR tha se zyrtari i lartë amerikan ka “riafirmuar angazhimin e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Europian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit