Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, zgjati të premten deri në fund të dhjetorit armëpushimin me grupin gueril FARC, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje.
Në një fjalim televiziv, Santos tha se “data e re nuk ishte një ultimatum apo afat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mirëpritur nga të gjithë sektorët e politikës dhe shoqërisë kolumbiane”.
Megjithatë – shtoi ai – dialogu nuk mund të zgjatet pafundësisht duke qenë se koha komploton kundër paqes dhe jetës.
Në fillim të tetorit, kolumbianët çuditërisht votuan kundër marrëveshjes së propozuar në një referendum duke hedhur të ardhmen e procesit të paqes në dyshim.
Marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti kolumbian, Santos dhe lideri i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), Rodrigo Londono, më 26 shtator 2016, u bë për t’i dhënien fund luftës, që vazhdon prej 5 dekadash me grupin rebel në Kolumbi. /trt/