back to top
Sunday, August 24, 2025
BallinaLajmeKoci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike...

Koci tregon përse kërkoi shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit pas ngjarjes tragjike në Gllogjan

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: VV propozoi personalitete polarizuese, s’ka vullnet për konstituim

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur rreth propozimeve...

“Djajtë e Kuq” kalojnë në epërsi ndaj Fulhamit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e epërsisë...

​Lista Serbe kthehet në garë, partitë politike me akuza të ndryshe për vendimin e PZAP-së

Partitë politike kanë komentuar vendimin e sotëm të Paneli...

Gjilani kërkah hiç, e mposht Dukagjini i Munishit

Skuadra e Dukagjinit ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me...

Avokati kosovar Arianit Koci, ka reaguar sërish në lidhje me tragjedinë në Gllogjan ku mbetën të vrarë 3 persona, derisa ende autori i krimit nuk është kapur, shkruan Gazeta Metro.

Koci, përmes një postimi në Facebook tha se hetuesia e ka humbur momentumin, dhe se në ditët e para gjurmët ishin të freskëta.

Dhe kjo sipas tij ishte arsyeja që kërkoi një shtetrrethim për Rrafshin e Dukagjinit, pasi shtoi se kështu do mund të bëhej regjistrimi i çdo veture që qarkullon e të shtoheshin kontrollat kufitare.
‘’ Me përvojën që kam – më duhen 3 persona nga inteligjenca e policisë, po aq nga FSK dhe AKI (ka individ shumë të aftë) – resurset informative të shetit, si dhe përdorimi brutal i mjeteve të lejuara me ligj, lidhur me hetimin e rastit.

Brenda 10 ditëve, informatat bazike lidhur me kryerësit e këtij krimi, do të diheshin’’, shkroi Koci.

Ai tha se ky krim duhet të zbulohet patjetër, dhe kriminelëve t’u dërgohet porosi se s’mund të kryejnë krime të tilla pa u dënuar ashpër.

Kujtojmë se rasti në Gllogjan pati zgjuar reagime të shumta nga të gjithë, derisa nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla I bëhej thirrje dorasit të dorëzohej.

Por ende pas disa javë nga krimi tragjik dorasi nuk është kapur, dhe nuk ka ndonjë informatë kyçe për vendndodhjen apo identitetin e tij.
Postimi i plotë:

1.
Kaloi java dhe ende nuk ka informata për vrasësin/it në Gllogjan.
Hetuesia e ka humbë momentumin.
Ditën e parë pas krimit, gjurmët janë të freskëta. Rasti është “i nxehtë” – siç quhet në zhargon kriminalistik.
Kjo edhe ka qenë arsyeja pse kam insistuar që të bllokohet krejt Rrafshi i Dukagjinit menjëherë pas sulmit, të bëhet regjistrimi i çdo veture që qarkullon dhe të shtohet kontrolla kufitare.
Çka mund të konkludojmë nga të dhënat e deritashme:
– Në vrasje ka marrē pjesë më shumë se një person – qoftë edhe në formë të ndihmës pas kryerjes së veprës penale;
– Ka pasur një plan të detajuar për sulm dhe për ikje nga vendi i ngjarjes;
– Nuk përjashtohet asnjë motiv apo pistë e hetimit.
2.
Me përvojën që kam – më duhen 3 persona nga inteligjenca e policisë, po aq nga FSK dhe AKI (ka individ shumë të aftë) – resurset informative të shetit, si dhe përdorimi brutal i mjeteve të lejuara me ligj, lidhur me hetimin e rastit.
Brenda 10 ditëve, informatat bazike lidhur me kryerësit e këtij krimi, do të diheshin.
3.
Ky krim duhet patjetër të zbulohet. Sa më shpejtë.
Kriminelëve duhet t’u dërgohet porosi, se askush nuk mund të kryej krime të tilla në Kosovë, pa u zbuluar dhe dënuar ashpër.
Përndryshe, nuk ka asgjë të keqe nëse shteti kërkon ndihmë nga personat privatë, me përvojë në hetime, apo edhe nga struktura hetuese të shteteve tjera.
Zbulimi i këtij krimi, duhet të jetë prioritet shtetëror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz