back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeKoci nuk beson se do të arrihet ndonjë zgjidhje, pas takimit mes...

Koci nuk beson se do të arrihet ndonjë zgjidhje, pas takimit mes Presidentes dhe krerëve të partive

Të ngjajshme

Pas përplasjes në debat televiziv, kandidati i VV-së në Vushtrri padit kryetarin Ferit Idrizi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së...

Samsung zgjeron Galaxy AI, tani mbështet 22 gjuhë

Që nga debutimi i tij në fillim të vitit...

Zbulohet edhe një banor i BBVK4?

Edicioni i katërt i reality shout më të ndjekur...

Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen e parë të Kryesisë

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar...

Njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci, ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe hapat që mund të ndërmarrë presidentja pas zhvillimeve të fundit në skenën politike.

Koci tha se nga takimi pret që Presidentja të kërkojë nga liderët e opozitës nëse janë të gatshëm të marrin mandatin për formimin e Qeverisë, por sipas tij, kjo iniciativë nuk do të sjellë rezultat.

“Unë mendoj që presidentja do të kërkojë nga liderët e opozitës nëse janë të gatshëm për të marrë mandatin për formimin e qeverisë. Por kjo, sipas meje, do të marrë përgjigje aty për aty, sepse z. Krasniqi dhe z. Abdixhiku nuk i kanë numrat dhe as nuk e duan atë mandat. Andaj mendoj se presidentja nuk ka pse të humbasë kohë duke ua ofruar atyre mandatin, sepse tashmë kjo është botërisht e ditur”, ka deklaruar Koci.

Sipas tij, mundësia që Presidentja t’ia ofrojë mandatin sërish Lëvizjes Vetëvendosje mbetet ende e hapur.

“Mbetet mundësia që t’ia ofrojë edhe një herë LVV-së, sepse kjo mundësi ekziston. Sërish duhet t’i ofrohet mundësia për një mandatari. Nuk e di nëse LVV-ja do ta pranojë përsëri, por mendoj se nuk do të ketë ndonjë zgjedhje të re. Po ashtu, mendoj që më produktive do të ishte që presidentja të fillojë nesër bisedimet me liderët për përballimin e krizës politike”, është shprehur Koci.

Ai ka shtuar se, në rast se Presidentja vendos të japë sërish mandatin për formimin e qeverisë, duhet të jetë një kandidat tjetër, jo i njëjti që nuk arriti të sigurojë votat më herët.

“Unë mendoj që duhet të jetë një kandidat tjetër për formimin e qeverisë, sepse edhe nëse i jepet mundësia sërish Albin Kurtit, e pamë që nuk i pati votat. Ndoshta mund t’i jepet mundësia për krijimin e një qeverie të pakicës, ku LVV-ja nuk hyn në koalicion me askënd, por huazon disa vota për t’i përfunduar disa punë që kanë mbetur”, ka shtuar tutje Koci. /teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz