back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKoci nga Beogradi: Jam i rrezikuar edhe unë, Mit’hat Llozhani nuk është...

Koci nga Beogradi: Jam i rrezikuar edhe unë, Mit’hat Llozhani nuk është mirë, e kanë dërguar në burgin ku janë pjesëtarët e grupit të Arkanit

Të ngjajshme

Mërgim Lushtaku: VV nga “lufta parimore” në votim për Listën Serbe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku,...

Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën...

Shumë njerëz bien në dashuri dy herë gjatë jetës, jo vetëm një

Nga The Notebook te Titanic, shumë filma klasikë romantikë...

Avokati i njohur, Arianit Koci ka dal me një reagim alarmues nga Beogradi.

Koci në postimin e tij ka thënë se atje gjendet për lirimin e veteranit të UÇK-së, Mit’hat Llozhani që u arrestua së fundmi nga autoritet e Serbisë, derisa po kalonte transit, transmeton lajmi.net.
Ai tha se ka informata që edhe ai është i rrezikuar. Tutje, ai shtoi se ka informata që Llozhani nuk është në gjendje të mirë dhe se është dërguar në një burgt me pjestarët e grupit famëkeq të Arkanit.
Postimi i plotë: 
Jam në Beograd, për lirimin e Mit’hat Llozhanit.
Kam informata që jam edhe une i rrezikuar.
I ftoj patriotët që flasin e bëjnë hajgare në rrjete sociale – me ardhë këtu me mua. Le ta tregojnë vetën.
Nuk jam i vetmi që duhet me u kujdesë për qytetarin e Kosovës, apo jo?
Përndryshe, Mi’hati nuk është mirë.
Po më tregojnë që në burg e kanë dërgu në mesin e pjesëtarëve të grupit famëkeq të Arkanit!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz