BallinaLajmeKoci: Mbyllja e përkohshme e kufirit me Serbinë është masë për mbrojtjen...

Koci: Mbyllja e përkohshme e kufirit me Serbinë është masë për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Bazuar në arrestimet e fundit të shqiptarëve në Serbi, avokati Arianit Koci, vlerëson se “duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe në Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes, Kosova duhet ta shqyrtojë mbylljen e përkohshme të kufirit me Serbinë, derisa të ulen përfaqësuesit e të dy shteteve, me prezencën e SHBA-së dhe BE-së, dhe të rivendoset zbatimi real i lirisë së lëvizjes sipas marrëveshjeve ekzistuese”, thekson Koci.

Koci thekson se “këto marrëveshje nuk flasin vetëm për dokumente dhe targa; thelbi i tyre është që qytetarët të kalojnë lirshëm dhe pa frikë, pa u ekspozuar ndaj arrestimeve selektive dhe presionit politik. Kur kjo frymë shkelet, Kosova ka të drejtë të ngrejë çështjen në nivel ndërkombëtar dhe të ndërmarrë masa të përkohshme mbrojtëse”, shprehet ai.

“Në anën tjetër, e drejta ndërkombëtare i njeh shtetit detyrimin për të mbrojtur qytetarët e vet dhe i lejon masat kufizuese kur siguria e tyre rrezikohet. Parimi i reciprocitetit e përforcon këtë: nëse një shtet e përdor kufirin apo tranzitin si mjet presioni, pala tjetër ka të drejtë të përgjigjet me masa të arsyetuara dhe të përkohshme”, sqaron Koci.

“Prandaj, këtu qëndron thelbi: mbyllja e kufirit mund të duket masë drastike, por është mjeti i vetëm që e ekspozon qartë natyrën e vërtetë të këtij problemi serioz”, thekson ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz