Koci kërkon më shumë mbështetje nga shteti për mbrojtjen e qytetarëve të arrestuar në Serbi
dp

Lexo edheKoci kërkon ndërhyrjen e shtetit për arrestimet në Serbi: Duhet të koordinohemi për mbrojtjen e qytetarëve tanë

Avokati Arianit Koci ka kërkuar nga institucionet e Kosovës angazhim dhe mbështetje më të madhe për qytetarët e Kosovës që arrestohen në Serbi, duke thënë se shteti duhet të reagojë më seriozisht ndaj rasteve të tilla. Koci ka deklaruar se, ndër vite, ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e shumë të arrestuarve dhe se në disa raste ata janë liruar.
Koci ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë ushtruar presion ndaj tij dhe se tri herë është ndaluar gjatë udhëtimit me veturë diplomatike, në praninë e shefit të Zyrës së Kosovës në Beograd.
Ai thotë se për shkak të rritjes së arrestimeve dhe pengesave ndaj angazhimit të tij, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka ofruar shërbime falas dhe propozime konkrete për mbrojtjen juridike të qytetarëve.
Sipas tij, në vend të koordinimit institucional ka hasur në neglizhencë dhe mungesë interesi. Koci ka kritikuar edhe deklaratat publike të zyrtarëve serbë ndaj të arrestuarve, duke thënë se ato cenojnë prezumimin e pafajësisë dhe mund të rrezikojnë sigurinë e shqiptarëve të arrestuar në Serbi.

Lexo edheKoci kërkon ndërhyrjen e shtetit për arrestimet në Serbi: Duhet të koordinohemi për mbrojtjen e qytetarëve tanë
Postimi i plotë: