BallinaLajmeKMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

KMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

Të ngjajshme

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi...

Gattuso dhe Gravina flasin pas dorëheqjeve respektive nga kombëtarja dhe federata

Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja e Italisë me “zemër...

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, Yildiz publikon foton duke ngushëlluar Zhegrovën

Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur për zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale me ç’rast ka thënë “se opinioni në Kosovë dhe çdo kund ku jetojnë shqiptarët është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GjRS kundër të akuzuarve, duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë”.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur për zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale. Me këtë rast KMDLNj ka thënë se opinioni në Kosovë dhe çdo kund ku jetojnë shqiptarët “është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GjRS kundër të akuzuarve, duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë”.

“Instrumentet e kësaj Gjykate monstruoze e që maskohet se është e Kosovës, Prokuroria e Kriminalizuar Speciale ka filluar ta bëjë vlerësimin e pasurisë së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, pa asnjë vendim të Gjykatës në emër kinse të kompensimit të viktimave e në realitet paraqet presion të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të Gjykatës Speciale Raciste”, thuhet në reagim.

“Në rastin Sali Mustafa vlerësimi i pronës është bërë vetëm pas vendimit të plotëfuqishëm ndërsa në rastin e udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare të Kosovës dhe shtetit kjo po bëhet për të ndikuar te GJRS e cila ende nuk ka marrë asnjë vendim”, thuhet tutje në reagim.

Po ashtu, KMDLNJ-ja thotë se Gjykata Speciale është në të njëjtat valë me ZPS-ën e që zbehë, pamundëson dhe dhunon të drejtën për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika ndërkombëtare dhe  pushteti aktual në Kosovë si dhe nga grupet e interesit.

“Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë, kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë dhe mbetjet e tyre njerëzore, ‘kombëtare’, politike dhe morale nën patronatin e institucioneve aktuale në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.

KMDLNj thekson se është i shqetësuar për shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që po mbahen si pengje në burgun e Hagës, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës përmes mohimit të një gjykimi të pavarur dhe të drejtë. “Ky monstrum juridik askujt nuk i jep llogari, nuk lejon monitorim të pavarur dhe nuk e di çka është transparenca dhe llogaridhënia. Po sillet si Gjykatë tipike kolonialiste dhe abuzuese me drejtësinë”.

“Kur t’i kemi parasysh këto ‘fakte’ të prokurorisë dhe Gjykatës në Hagë nuk është aspak e vështirë të parashihet vendimmarrja”, thuhet në përfundim të reagimit të KMDLNJ-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz