BallinaLajme​KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

​KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Të ngjajshme

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, duke e akuzuar atë për neglizhencë ndaj pensionistëve dhe kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Në reagimin e tij, KMDLNJ vlerëson se ekzekutivi po ndan mjete buxhetore për kategori të ndryshme, ndërsa, sipas tyre, pensionistët, përfituesit e skemave sociale, veteranët dhe invalidët e luftës po përballen me vështirësi serioze për mbijetesë.

Sipas KMDLNJ-së, rritja e çmimeve dhe kostos së jetesës është në shpërputhje të madhe me mundësitë financiare të shumicës së familjeve në Kosovë. Organizata thotë se përkundër rritjes së vazhdueshme të çmimeve, pensionet gjatë gjashtë viteve të fundit janë rritur vetëm 20 për qind, apo mesatarisht rreth 3.25 për qind në vit.

KMDLNJ ka kritikuar gjithashtu vendimin për ndarjen e pagesës së 13-të për shërbyesit civil dhe mbështetjen financiare prej 500 mijë eurosh për futbollistët e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se këto masa nuk kanë prekur shtresat më të rrezikuara të shoqërisë.

“Me këto pensione nuk mund të sigurohet as një vdekje dinjitoze, e lëre më një jetë dinjitoze”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Po ashtu, kjo organizatë ka ngritur shqetësime edhe për çështjen e tarifave të energjisë elektrike, duke pretenduar se qytetarët e Kosovës janë dëmtuar rëndë ndër vite nga politikat e faturimit dhe nga rritja e çmimeve të energjisë.

KMDLNJ vlerëson se Qeveria ka dështuar të mbrojë të drejtat e njeriut për grupet më të cenueshme dhe më kontributdhënëse të shoqërisë, duke ua mohuar, sipas tyre, një jetë të dinjitetshme përmes pensioneve dhe pagesave të arsyeshme.

Në fund, KMDLNJ thekson se në vendet e rajonit pensionet dhe skemat sociale janë rritur disa herë, ndërsa në Kosovë, sipas tyre, ka pasur vetëm improvizime dhe manipulime pa efekt real për qytetarët në nevojë.

Sot, qeveria e Kosovës ka ndarë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publikë në vend. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz