BallinaShqiptareKlosi takohet me familjen spanjolle që u sulmua nga pronari i lokalit:...

Klosi takohet me familjen spanjolle që u sulmua nga pronari i lokalit: Shqipëria s’përfaqësohet nga një njeri

Të ngjajshme

Bajrami: Kosova me 10% varfëri ekstreme, mbetet ndër vendet më të varfëra në rajon

Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami ka reaguar...

Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar

Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash...

Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës

Shkruan Ndue Ukaj Kosova është vendi më i varfër në...

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka vizituar mëngjesin e sotëm familjen spanjolle e cila u sulmua nga pronari i lokalitnjë ditë më parë.

Në reagimin e tij, Klosi duke cituar kryefamiljarin Galdon, vuri theksin se një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë.

Ministri theksoi se Shqipëria është një vend mikpritës, dhe se ajo ngjarje nuk është aspak panoramë e asaj çka përballen turistët e huaj që zgjedhin të pushojnë në bregdetin shqiptar.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”, deklaroi Klosi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz