back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportKlopp nuk është i bindur me Lemarin, ua lëshon rrugën skuadrave tjera

Klopp nuk është i bindur me Lemarin, ua lëshon rrugën skuadrave tjera

Të ngjajshme

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një...

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...
- Advertisement -

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thuhet se ka vendosur të mos e ndjekë interesimin e tij në anësorin e Monacos, Thomas Lemar.

Reds ishin në mesin e klubeve që kishin shfaqur një interesim serioz në talentin francez, Lemar, në afatin e fundit kalimtar të verës.

Por, duket se trajneri gjerman i Reds, Klopp, nuk dëshiron të shpenzojë tani para të mëdha në yllin francez.

Sipas mediumit lokal Liverpool Echo, Klopp ka disa dyshime në lidhje me nëse Lemar mund të përmirësojë skuadrën e tij.

Klopp nuk është i bindur nga potenciali i francezit (Getty Images)

Kjo pas gjermani ka marr parasysh performancat e tyre të fundit në ligë dhe Ligën e Kampionëve dhe mendon se Lemar nuk është i nivelit të tyre.

Gjithashtu Lemar nuk ka qenë aq mbresëlënës në Monaco, siç ishte në sezoni e kaluar dhe kjo ia forcon edhe më shumë mendimin gjermanit.

Lemar ka vetëm dy gola dhe tetë asistime nën vete në 25 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon.

Arsenali tani është kryesues i garës në nënshkrimin e 22-vjeçarit. Verën e kaluar, Topçinjtë kishin afat kalendarik për Lemar, por dështuan në minutën e fundit. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz