back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKlinika e Gjinekologjisë demanton keqtrajtimin e pacientëve

Klinika e Gjinekologjisë demanton keqtrajtimin e pacientëve

Të ngjajshme

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Festë në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë...

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK ka njoftuar opinionin publik mbi punën dhe përkushtimin e stafit mjekësor, mjekëve, mamive dhe infermierëve në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjitha gratë dhe nënat në Republikën e Kosovës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës deklaron se është i vetmi institucion terciar referues në nivel vendi, ku trajtohen një numër i madh rastesh të natyrës gjinekologjike dhe obstetrike, përfshirë edhe rastet e komplikuara që referohen nga institucionet tjera shëndetësore publike dhe private.

Mes të tjerash, në postim shkruan:

Të dhëna kryesore për vitin 2024:

Paciente të hospitalizuara dhe trajtuara: 20,836

Lindje gjithsej: 8,114

Lindje normale : 5,773

Me prerje cezariane: 2,341

Operacione të mëdha gjinekologjike: 2,972

Intervenime kirurgjike me anestezion intravenoz të shkurtër: 1,899

Intervenime me anestezion lokal: 212

Paciente me trajtim konservativ: 7,639

Vizita ambulatore: 35,872

Këto të dhëna reflektojnë nivelin e lartë të shërbimeve dhe përkushtimin profesional të stafit mjekësor në kujdesin ndaj shëndetit të gruas dhe fëmijës.

Përkushtimi ndaj kujdesit dhe bashkëpunimit me pacientet

Kolegjiumi Profesional shpreh gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me të gjitha pacientet dhe familjarët e tyre në drejtim të përmirësimit të cilësisë së kujdesit. Ne mirëpresim çdo sugjerim, rekomandim apo edhe ankesë që bëhet në mënyrë konstruktive dhe me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Ftojmë të gjitha gratë, nënat dhe pacientet që marrin trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, që në rast të ndonjë pakënaqësie apo shqetësimi, të drejtohen në mënyrë të rregullt dhe me shkrim:

Tek Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës

Tek Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të Pacientëve- QKUK/ShSKUK

Apo edhe tek organet e tjera kompetente në nivel vendi

Ne besojmë se vetëm përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë mund të arrijmë standarde edhe më të larta të trajtimit dhe kujdesit ndaj çdo pacienteje.

Apel për qetësi, informim të drejtë dhe raportim profesional

Në këtë drejtim, Kolegjiumi Profesional i bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht grave dhe familjeve të tyre, që të kërkojnë informacion të saktë dhe të bazuar në fakte, si dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për çdo shqetësim lidhur me trajtimin ose kujdesin e ofruar.

Po ashtu, i ftojmë të gjitha mediat që raportojnë mbi rastet e natyrës shëndetësore, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë trajtimit të tyre, duke u bazuar në fakte të verifikuara dhe situata reale. Raportimi profesional, i paanshëm dhe i saktë është thelbësor për ruajtjen e besimit publik dhe për mbrojtjen e dinjitetit të pacienteve, punonjësve shëndetësorë dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi.

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij – të ofrojë shërbime cilësore, humane dhe të sigurta për secilën paciente, në çdo kohë.

Puna jonë është e përditshme, në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacienteve

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz