back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKlina shpërthen në mbështetje të PDK-së: Mërgim Lushtaku i bindur në fitore,...

Klina shpërthen në mbështetje të PDK-së: Mërgim Lushtaku i bindur në fitore, “Zëri i qytetarëve foli qartë!” PDK fituese 100 përqind ( FOTO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Klina sonte foli me një zë të fuqishëm dhe të qartë në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës. Në një atmosferë entuziazmi dhe energjie pozitive, kandidati i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u prit me përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët dëshmuan se besimi në PDK mbetet i palëkundur, shkruan Drenica Press.
I emocionuar nga pritja dhe mobilizimi qytetar, Lushtaku u shpreh i bindur se fitorja në këto zgjedhje do t’i takojë PDK-së, duke theksuar se qytetarët e Klinës sonte e dhanë mesazhin e tyre pa asnjë dilemë.
“Qytetarët e Klinës e thanë fjalën e tyre sonte. Kjo energji është dëshmi e qartë se fitorja po vjen,” u shpreh Lushtaku, duke shtuar se më 28 dhjetor Kosova do të ketë Kryeministër Bedri Hamzën.
Me thirrjet për fitore dhe unitet, mbështetësit konfirmuan vendosmërinë e tyre për një rezultat bindës:
PDK 130 – Mërgim Lushtaku 100.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz