BallinaSportKlina bëhet me qendër rinore

Klina bëhet me qendër rinore

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Klinës, me qëllim të përkrahjes financiare për projektin “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Klinë”, në të cilin projekt MKRS-ja do të investojë 250 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me këtë rast u shpreh se përkrahja për rininë e Kosovës dhe krijimi i kushteve më të mira për të, është synim i MKRS-së, dhe shtoi se, kjo qendër rinore, do të jetë një ndihmesë e madhe për rininë e Klinës. Ai më tej u shpreh se MKRS-ja po bashkëpunon ngushtë me komuna të Kosovës dhe po ndihmon ato për të krijuar kushte bashkëkohore për rininë, që ajo të ketë mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore.

Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen, dhe tha se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët e Klinës, sidomos për rininë e kësaj komune. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz