BallinaShowBizKlea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Të ngjajshme

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që ka bërë bujë në rrjete sociale.

Sipas raportimeve të fundit, duket se një nga çiftet më të dashura të publikut, Klea Huta dhe Elgit Doda, i kanë dhënë fund historisë së tyre të gjatë të dashurisë.

Në emisionin “MCN”, gazetari Elton Tozaj zbuloi se dyshja nuk janë më bashkë dhe se Elgiti mund të ketë nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja.

Ky detaj ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke nxitur reagime të shumta nga fansat e çiftit.

Ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re disa ndryshime domethënëse në profilet e tyre në rrjete sociale: të gjitha fotot e përbashkëta janë fshirë, duke mos lënë më asnjë kujtim nga momentet e tyre të dikurshme.

Burime pranë rrethit të tyre miqësor tregojnë se kohët e fundit Klea dhe Elgiti nuk janë parë më bashkë në evente apo dalje publike, ndryshe nga më parë, kur shfaqeshin gjithmonë si një dyshe e pandashme.

Kujtojmë se çifti ka qenë për vite me radhë një ndër më të pëlqyerit në skenën shqiptare.

Ata ndanin shpesh momente të ëmbla me publikun dhe konsideroheshin si shembull i një marrëdhënieje të fortë, si në jetën personale ashtu edhe në bashkëpunimet artistike.

Megjithatë, duket se romanca e tyre ka mbërritur në fund, duke lënë pas një ndjenjë zhgënjimi te shumë prej ndjekësve që i kanë mbështetur ndër vite.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz