back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKjo rrugë e Drenasit sot e bllokuar për qarkullim të automjeteve

Kjo rrugë e Drenasit sot e bllokuar për qarkullim të automjeteve

Të ngjajshme

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, sot shpallet qytetar nderi i Komunës së Drenasit. Mbarëvajtjen e tërë kësaj ngjarje të rëndësishme po e përcjell Policia e Kosovës.

Në mënyrë që pritja të jetë sa më madhështore, komuna e Drenasit ka vendos që njëra ndër rrugët e saj të bllokohet për qarkullim të automjeteve, duke njoftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Në njoftimin e komunës së Drenasit të cilën e transmeton drenicapress.info thuhet:

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, që me rastin e shpalljës së Presidentit të Republikës së Shqiperisë, SH.T.Z. Bujar Nishani, Qytetar Nderi të Komunës, të premten (më dt.12.05.2017) prej orës 10:00 deri në orën 17:30 nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve prej rrethrrotullimit, duke vazhduar në rrugën “Ilaz Kodra”, deri te rruga “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, me çrast qytetarët do të përdorin rrugë alternative. Për mbajtjen e rendit do të kujdesen zyrtarët e Stacionit Policor në Drenas.
Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkangjiten në këtë pritje solemne.

Ju faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz