back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaSportKjo ndeshje dyshohet për trukim në kualifikimet për botërorin “Rusia 2018”

Kjo ndeshje dyshohet për trukim në kualifikimet për botërorin “Rusia 2018”

Të ngjajshme

Haliti: Pa koalicion Kurti s’mund t’i krijojë institucionet

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën...

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot rreth...

Inter Miami fiton pa Messin, shkëlqen Luis Suarez

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore në play-offin...

FIFA dyshon se ndeshja e kualifikueseve të Botërorit 2018 mes Lituanisë dhe Maltës, e luajtur më 11 tetor, ka qenë e manipuluar dhe këtë e ka konfirmuar sot edhe Federata Malteze e Futbollit.

Takimi i luajtur në Vilnius po shkonte drejt barazimit 0-0, por Malta pësoi dy gola në minutat e fundit, që i dhanë fitoren kombëtares së Lituanisë.

Gazeta “The Times of Malta” publikoi sot një lajm ku shkruhej se delegati i FIFA-s, para ndeshjes kishte hyrë në dhomat e zhveshjeve të të dy skuadrave duke i paralajmëruar se kishte fluks anormal bastesh mbi këtë sfidë për një rezultat në veçanti.

Pamje nga ndeshja

Ai foli edhe me gjyqtarin spanjoll Gil Manzano që të kishte një kujdes të veçantë, pasi sistemet e FIFA-s kishin sinjalizuar këtë takim në veçanti.

Presidenti i Federatës Malteze të Futbollit, Darmanin Demajo, konfirmoi sot në drekë në një konferencë për shtyp se kishte një numër të madh bastesh të vendosura mbi humbjen me dy apo më shumë gola diferencë të Maltës në këtë ndeshje dhe se çështja ishte nën hetim.

Presidenti i Federatës Malteze të Futbollit, Darmanin Demajo që konfirmoi bastet

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 për Lituaninë që kishte shënuar dy herë në fund.

Ai bëri të qartë se do të takohej personalisht me të gjithë futbollistët e përfaqësueses për të diskutuar këtë situatë dhe për të mësuar se çfarë kishte ndodhur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz