Kjo masë e bardhë në syrin e 74- vjeçarit I ka habitur edhe mjekët

Një masë e bardhë e fryer në vend të bebëzës së syrit, ështe rasti që I ka habitur edhe mjekët, shkruan Livescience, transmeton Gazeta Express.
Ky defekt shumë I rrallë, mund të jetë rezultat I një lëndimi në sy. 74- vjeçari ka arritur në spitalin e syve, me një masë të bardhë, xhelatinoze në syrin e djathë në datën 4 prill. 74- vjecari I tha mjekëve që dy vite më herët kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike në syrin e djathtë. Pas një kohe ai kishte vërejtr një ‘plagë’ në kornenë e syrit të tij e cila me kohë ishte zhvilluar në masë të bardhë. Gradualisht ai filloi të kishte probleme edhe me shikim.
Doktorët panë se ky defekt është një rritje abnormale dhe shumë e rrallë e indeve që duken si një plagë në kornenë e syrit. Sipas Dr. John Hovanedian, një oftamolog janë shënuar vetëm 100 raste nëpër botë, që kanë pasur këtë defekt dhe zakonsht këta njerëz janë të moshës më të re.

Lexo edheNuk është një gënjeshtër tjetër e internetit; kjo përzierje për heqjen e pikave të zeza funksionon në të vërtetë
Ky rast I rritjes së indeve jo-normale në sy mund të jetë defekt I lindur, dhe në disa raste mund të zhvillohet si shkak I ndonjë ndërhyrje apo lëndimi në sy. Ende nuk dihet shkakun e krijimit të këtyre indeve. Pas ndëryrjes kirurgjike që 74- vjecari kishte pasur, gjendja e tij ishte përmirësuar dhe shikimi më syrin e djathtë kishtë filluar t’I rikthehej. /Gazeta Express. +














