back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajme“Kjo është toka jonë” – Banorët e Velipojës kundër resortit luksoz

“Kjo është toka jonë” – Banorët e Velipojës kundër resortit luksoz

Të ngjajshme

Moment historik për industrinë vendore

Pestova Shpk, me produktet e saj të brendit VIPA,...

Borxhet e ujit, “Hidrodrini” vendos afat 18 shkurtin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët shtëpiakë,...

Tentuan t’i jepnin ryshfet policit në pikë kufitare në Vërmicë – ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të...

Banorët e zonës Baks Rrjoll në Velipojë kanë vijuar edhe sot kundërshtimin ndaj ndërtimit të resortit turistik luksoz që po ndërtohet nga kompania Gener2.

Ata pretendojnë se toka ku po kryhen punimet u përket banorëve të zonës dhe kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të projektit deri në një zgjidhje të qartë për çështjen e pronësisë.
Gjatë protestës, banorët janë afruar pranë kantierit dhe kanë kërkuar ndalimin e punës së mjeteve të rënda, duke u përballur me punëtorët dhe shërbimin e sigurisë private që ndodhej në terren.
Në pamjet e siguruara nga vendngjarja shihen debate dhe tension mes palëve, ndërsa banorët dëgjohen duke thënë se ndodhen në tokën e tyre dhe kërkojnë përfaqësues të kompanisë për të biseduar, transmeton JOQ.

Ata shprehen të vendosur për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim, duke kërkuar transparencë për projektin dhe respektim të të drejtave të tyre mbi pronën.
Projekti turistik në këtë zonë bregdetare është pjesë e një investimi të madh që parashikon ndërtimin e strukturave akomoduese dhe vilave turistike në hapësirën mes Ranës së Hedhun dhe Baks Rrjollit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz