Saturday, July 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKjo është shuma e mjeteve që ndau Ministria e Shëndetësisë për Florentin...

Kjo është shuma e mjeteve që ndau Ministria e Shëndetësisë për Florentin nga Drenasi

Të ngjajshme

Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vjetet e ardhshme

Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij...

KRU “Prishtina” tregon arsyen e rëndimit të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se...

Canaj: Limaj e do kryekuvendarit, s’ka besim në Kurtin për poste tjera

Ish-ambasadori Blerim Canaj ka folur për takimin që sot...

Aksidentohen 2 vetura në Vragoli, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka mbështetur në vlerë prej 30 mijë eurosh trajtimin mjekësor jashtë vendit, pacientit Florent Hoxha, i prekur nga leukemia akute.

“Me qëllim të eliminimit të keqinformimit dhe keqpërdorimit nga palë të ndryshme të rasteve që aplikojnë për trajtim jashtë vendit për sëmundjet që nuk mund të trajtohen në tërësi në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë informon publikun se, bazuar në legjislacionin në fuqi dhe dokumentacionin mjekësor, të prezantuar me rastin e aplikimit, ka mbështetur në vlerë prej 30 mijë eurove trajtimin mjekësor jashtë vendit të pacientit Florent Hoxha, i prekur nga Leukemia akute”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje thuhet se i njëjti, ka aplikuar në Ministrinë e Shëndetësisë për trajtim mjekësor jashtë vendit më 6 dhjetor 2017, ndërsa miratimi i trajtimit jashtë vendit dhe fletëzotimi për ta realizuar trajtimin i është lëshuar pas dy dite, më 8 dhjetor 2017.

“Shuma e ndarë është konform kritereve që i parasheh Udhëzimi Administrativ 03/2017 Trajtimi Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka ofruar për pacientin edhe opsionin e trajtimit falas në Republikën e Turqisë, sipas Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis dy shteteve, me të cilën Turqia mbulon falas trajtimin e 100 pacientëve kosovarë në vit, në spitalet publike të këtij shteti.

“Ministria e Shëndetësisë, gjithsesi, respekton të drejtën e pacientit për të zgjedhur spitalin për mjekim”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -

Të Fundit