back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKjo është përmbajtja e letrave që u dërgoi sot Haradinaj Mustafës e...

Kjo është përmbajtja e letrave që u dërgoi sot Haradinaj Mustafës e Ymerit (Dokument)

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...
- Advertisement -

Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj, në letrën që u ka shkruar kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së, Visar Ymeri, u bënë atyre ftesë për takim të përbashkët për të diskutuar mes vete pikëpamjet për ndërtim të Qeverisë së re.

Në letrat e siguruara nga Gazeta Express, dërguar dy drejtuesve të partive që dolën pas koalicionit PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, kreu i AAK-së pohon se diskutimi i përbashkët për çështjet me rendësi nacionale duhet të krijohet në praktikë bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të demokracisë së brendshme në Kosovë.

Për ftesat në fjalë, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së AAK’së, ta zhvilluar të hënën rreth mesditës, që i parapriu një takim me ambasadorin e SHBA’vë në Prishtinë, Greg Delawie.

Megjithatë, pak pasi pranoi ftesën, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i është përgjigjur negativisht ftesës së Haradinajt, duke përsëritur qëndrimin e partisë që ai drejton se nuk hyjnë assesi në një koalicion ku bënë pjesë edhe PDK-ja.

Nga VV dhe kryetari i saj Visar Ymeri, Haradinaj ende nuk ka marrë përgjigje, shkruan Gazeta Express.

Ndryshe, të dy letrat e Ramush Haradinajt, për të dy udhëheqësit e partive, LDK e VV, kanë përmbajtjen e njëjtë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz