BallinaLajme“Kjo është pajtueshmëria që arritën Mustafa e Haradinaj”

“Kjo është pajtueshmëria që arritën Mustafa e Haradinaj”

Të ngjajshme

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar për takimin që sot ka pasur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me atë të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, thuhet se dy liderëtjanë pajtuar që pas shkarkimit të qeverisë Kurti, vendit i nevojitet një qeveri e re, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ftesë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar gjetjen e rrugës për të dalë nga kriza institucionale.

Gjatë takimit është konstatuar se Kosova si demokraci e konsoliduar dhe Republikë parlamentare, brenda rregullave kushtetuese duhet të gjej zgjidhje, për të mos lejuar vakuum institucional.

Gjithashtu, kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, dhe ai i LDK-së, z. Mustafa, u pajtuan se pas shkarkimit të Qeverisë, me mbi 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, shtetit i duhet Qeveri e re për të siguruar përmbushjen e detyrave shtetërore

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz