BallinaLajmeKjo është paga e një ushtari të Kosovës

Kjo është paga e një ushtari të Kosovës

Të ngjajshme

Sulm në portin Bandar Lengeh në Iran, në flakë 16 anije

Një alarm u dha në portin e Bandar Lengeh...

Rriten tensionet, SHBA do të përdorë bazat britanike për të shkatërruar vendet e raketave iraniane

Ministrat britanikë konfirmuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Vdes ish-futbollisti i njohur kosovar

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Bujar Ramadani (Lalushi), ka ndërruar...

Bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të...

Një ushtarë i rregullt i Kosovës, paguhet më shumë se një tjetër nga Serbia, Shqipëria dhe të shteteve tjera nga regjioni. Ndërsa, Kryeparlamentari Kadri Veseli tregon se sa do të armatoset FSK në të ardhmen.

Forca së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cilat do të ketë 8 mijë pjesëtarë, prej të cilëve 5 mijë mund të jenë aktiv dhe 3 mijë në rezervë.

“FSK përbëhet nga një komponentë aktive prej jo më shumë se pesë mijë (5000) pjesëtarë dhe nga një komponentë rezervë prej jo më shumë se tre mijë (3000) pjesëtarë”, thuhet në nenin 23 të projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit, por më mirë e paguar.

Kjo do të thotë se në aspektin e pagave FSK’ja llogaritet të jetë e para, sepse pagat e ushtarëve janë më të larta se të ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.

Ministria e Forcës së Sigurisë në një përgjigje për Gazeta Metro, ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.

“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë(gjenerallejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”, trasnmeton gazetametro.net

Ndërsa, paga e një ushtari serb është 330 euro, raporton Telegrafi serb.

Ndryshe Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një deklaratë për Gazeta Metro, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250 mjete të blinduara.

Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara. Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe defensivë, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë për mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz