back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKjo është historia e vëllezërve nga Istogu që ngujuan në stallë të...

Kjo është historia e vëllezërve nga Istogu që ngujuan në stallë të kafshëve mitrovicasin

Të ngjajshme

Policia po e kërkon publikisht një hajn

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

Rubin: U përgatita prej vitesh për këtë gjykim

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po...

Kush është personi që u lidh në stallë të kafshëve në Istog, dhe kush janë vëllezërit që e bënë këtë veprim

Ka dy ditë që Gjykata Themelore në Pejë po merret me një rast të komplikuar që ka ndodhur në fillim të kësaj jave në fshatin Saradran të Istogut.

Gjithçka kishte filluar në nëntor të vitit 2018 kur Gani Bajgora nga Mitrovica me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me anë të paraqitjes së rreme të fakteve kishte mashtruar Abedin Mavrajn nga fshati Saradran i Istogut, shkruan Indeksonline.

Bajgora e kishte mashtruar Mavrajn duke i thënë se ka informacione se ku gjinden vetura e lopa të cilit i ishin vjedhur më herët.

Për të dhënë më shumë informacione, Gani Bajgora kishte marrë shuma të mëdha të hollash, deri në 6000 euro me premtimin se do ua gjente mjetet e humbura.

Të indinjuar e mashtruar vazhdimisht, vëllezërit Abedin e Gazmend Mavraj (në foto) të mërkurën rreth orës 2 pas mesnate e kanë rrëmbyer Gani Bajgorën, shkruan Indeksonline.

Nën kërcënimin e shtytjen për t’i nxjerurr paratë e marra, vëllezërit nga Istogu e kanë mbajtur të lidhur personin e dyshuar për mashtrim në një stallë të bagëtive.

Pas një informacioni që kishte, Policia të mërkuren rreth orës 15:30 e ka gjetur në stallë të lidhur Gani Bajgorën.

Dy vëllezërit Mavraj fillimisht ngarkoheshin të vetëm me veprën penale rrëmbim, por që pas hetimeve fillestare, Gjykata i ka ngarkuar edhe Bajgorës veprën penale mashtrim.

Në orët e pasditës, Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që Gani Bajgorës t’i jap një muaj paraburgim për shkak të dyshimit për mashtrim.

Ndërsa, për Abedin e Gazmend Mavraj, Gjykata ka caktuar masën e lajmërimit në Stacionin Policor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz